
Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin, por nëse ndodh, do jetë e shpejtë
Presidenti amerikan Donald Trump mohon se lufta me Iranin po rifillon, duke pretenduar se përshkallëzimi aktual do të përfundojë shpejt, ndërsa Washingtoni përpiqet të parandalojë rritjen e çmimeve të naftës.
“Unë nuk mendoj se do të rifillojë. Mendoj se do të jetë shumë e shpejtë. Ata goditën disa anije, dhe ne i goditëm ata shumë më fort. Çdo gjë që ndodh do të mbarojë shumë shpejt, dhe ne do ta bëjmë vetëm më të sigurt — përfshirë për naftën”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në përfundim të samitit të NATO-s në Ankara, ndërsa shtoi se SHBA kanë arritur të nxjerrin sasi të mëdha nafte nga Ngushtica e Hormuzit që nga marrëveshja e mirëkuptimit me Iranin muajin e kaluar.
“Ne nuk po kërkojmë diçka afatgjatë”, theksoi Trump.
Trump përsëriti se negociatorët e tij ende po bisedojnë me Iranin, përpara se paradoksalisht të deklarojë: “Nuk jam i sigurt nëse dua të bëj një marrëveshje. Le ta mbarojmë punën”. /rtsh/

