Trump paralajmëron fazën e dytë të planit të paqes për Gazën

Trump paralajmëron fazën e dytë të planit të paqes për Gazën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të shpallë kalimin në fazën e dytë të planit të tij të paqes për Gazën në javët e ardhshme.

Ashtu siç raportin “Kanali 12” izraelit, që citon zyrtarë të lartë amerikanë që ndajnë detaje mbi përparimin e planit theksohet se shpallja e planit të Trump-it mund të vijë para festës së Krishtlindjeve, pak pas së cilës kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu pritet të takohet me presidentin në SHBA.

Zyrtarët thonë se SHBA-ja dhe ndërmjetësuesit po zhvillojnë bisedime me Hamas-in për një marrëveshje që do ta çojë grupin terrorist të heqë dorë nga pushteti në Gazë dhe të nisë procesin e çarmatimit, çështje kyçe të fazës së dytë që kanë mbetur të pazgjidhura që kur hyrë në fuqi armëpushimi në tetor.

Sipas marrëveshjes, Hamas-i së pari do të dorëzojë armët e rënda si raketat dhe bombat, dhe më vonë, në një proces më të gjatë, do të heqë dorë nga armët e lehta, sipas raportit.

Pranimi i marrëveshjes nga Hamas-i do të jetë kusht për zbatimin e fazës së dytë të planit – duke përfshirë tërheqjen e IDF-së përtej Vijës së Verdhë aktuale – shton raporti.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha Kanalit 12 se “në javët e ardhshme, do të arrijmë momentin e së vërtetës. Hamas-i do të duhet të vendosë nëse do të heqë dorë nga sundimi i tij dhe të nisë çarmatimin në këmbim të tërheqjes së IDF-së, apo të refuzojë dhe të përballet me pasojat.”

Faza e dytë e planit – për të cilin as Izraeli as Hamas-i nuk kanë nënshkruar ende – parashikon gjithashtu një Bord Paqeje të udhëhequr nga Trump që do të mbikëqyrë menaxhimin e Gazës, së bashku me krijimin e një Force Ndërkombëtare Stabilizuese që do të sigurojë Rripin.

Zyrtarët amerikanë thonë se Trump do të kryesojë bord-in së bashku me rreth 10 udhëheqës nga shtete arabe dhe perëndimore.

Nën ta, do të ketë një komitet ndërkombëtar të udhëhequr nga ish-kryeministri britanik Tony Blair, së bashku me të dërguarit e Trump-it Jared Kushner dhe Steve Witkoff, si dhe figura të tjera të larta nga e gjithë bota.

Nën këtë trup do të jetë komiteti i propozuar i teknokratëve palestinezë, i cili do të përfshijë rreth 12 deri në 15 palestinezë nga fushat e biznesit dhe menaxhimit, të cilët nuk janë të lidhur as me Hamas-in as me Fatahin. /rtsh/

Share This