Trump lë të kuptohet për veprim ushtarak në Çikago, shkakton reagime të ashpra politike

Trump lë të kuptohet për veprim ushtarak në Çikago, shkakton reagime të ashpra politike

Presidenti amerikan Donald Trump shkaktoi dje reagime të forta politike duke lënë të kuptohet për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Çikago.

Trump ndau një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA) në platformën e tij “Truth Social” që përshkruante qytetin e udhëhequr nga demokratët në një stil që të kujton filmin e luftës “Apocalypse Now.”

Më herët, Trump është zotuar të ndërmarrë veprime agresive kundër rritjes së dyshuar të krimit në Çikago.

Në Uashington, kohët e fundit, ai vendosi Gardën Kombëtare dhe policinë lokale nën kontrollin federal, edhe pse të dhënat tregojnë se krimi ka rënë në kryeqytetin e vendit.

Detajet e çdo plani të Çikagos, përfshirë vendosjen e mundshme të Gardës Kombëtare, nuk jane zbuluar.

Çikago do të ishte qyteti i tretë i udhëhequr nga demokratët, pas Los Anxhelesit dhe Uashingtonit, ku protestat kundër ndërhyrjeve ushtarake të Trump rifilluan gjatë fundjavës.

Presidenti Trump ka përmendur gjithashtu qytete të tjera të mëdha, duke përfshirë Baltimore, Nju Jork dhe Nju Orleans – të gjitha të drejtuara nga Demokratët – si vende të mundshme për veprime të ngjashme. /atsh/

Share This