
Trump kërcënon Iranin: Çdo sulm ndaj ushtarëve amerikanë do të paguhet shtrenjtë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani do të përballet me pasoja të rënda nëse vriten ushtarë amerikanë.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump shkroi: “Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, do ta paguajë shumëfish për atë vdekje.”
Ai shtoi se ua ka dhënë këtë urdhër sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët, Daniel Caine, si edhe të gjithë drejtuesve të ushtrisë amerikane.
Deklarata e Trump vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke sinjalizuar një qëndrim të ashpër të administratës amerikane ndaj çdo sulmi që mund të prekë forcat e saj ushtarake. /atsh/

