
Trump: Do ta zgjidhim edhe konfliktin Rusi-Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur besimin e tij për zgjidhjen e luftës në Ukrainë.
Duke folur në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në qytetin koreano-jugor, Gyeongju, Trump përsëriti se ka ”arritur të zgjidhë gjithsej tetë konflikte”.
“I vetmi që nuk e kam trajtuar është ai midis Rusisë dhe Ukrainës. Por, edhe ky do të zgjidhet. Mendova se do të ishte e lehtë, falë marrëdhënies sime me presidentin rus, Vladimir Putin”, tha Trump.
”Doli pak më ndryshe, por besoj se do të zgjidhet”, shtoi ai.
”Kush do ta kishte menduar se do të arrinim paqen në Lindjen e Mesme? Do të arrijmë paqe edhe mes Rusisë dhe Ukrainë”, shtoi Trump. /atsh/


