
Trump dhe Putin hyjnë në sallën e takimit, mediat largohen pas pak minutash
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë mbërritur sot në sallën ku do të zhvillohet takimi mes tyre.
Gazetarët dhe kameramanët janë lejuar të marrin pamje për pak momente, gjatë të cilave është vërejtur një gjest i presidentit rus – Putin ka vendosur të dyja duart pranë gojës, por nuk është dëgjuar se çfarë ka thënë.
Pas disa sekondash, përfaqësuesit e mediave janë urdhëruar të largohen nga salla, pa pasur mundësinë të bëjnë pyetje apo të marrin deklarata nga dy liderët.


