Trepça rikthen 11 hektarë pronë në Hajvali, vlera mbi 23 milionë euro

Trepça rikthen 11 hektarë pronë në Hajvali, vlera mbi 23 milionë euro

Gjiganti metalurgjik Trepça ka bërë një hap historik në procesin e rimëkëmbjes dhe rikthimit të kapaciteteve të saj industriale. Për herë të parë pas përfundimit të luftës, kompania ka njoftuar fillimin e procesit të lirimit të pronave në Zonën Kadastrale Hajvali, pas përfundimit të fazës së kthimit të tyre nën menaxhimin e Trepça Sh.A.

Sipas njoftimit , rreth 11 hektarë tokë, me një vlerë prej afërsisht 23 milionë euro, po i rikthehen kësaj kompanie strategjike të Kosovës.

“Ky është vetëm fillimi i procesit të rikthimit të pasurisë së Trepçës dhe vënies së saj në funksion të zhvillimit e të ardhmes së ndërmarrjes”, thuhet në njëoftim.

Trepça Sh.A. njofton se së shpejti kjo pronë do të ofrohet për shfrytëzim të përkohshëm.

“Palët e interesuara do të ftohen zyrtarisht për të aplikuar, në përputhje me procedurat ligjore dhe parimet e transparencës”, thuhet në njoftim, raporton rtk.

Share This