
Trepça prek finalen e madh të Kupës, deklason Borën
Trepça ka arritur të sigurojë finalen e këtij edicioni pas fitores bindëse në gjysmëfinale ndaj Borës, me rezultat 78-66, sfidë kjo e zhvilluar të mërkurën mbrëma.
Ndeshja ishte me ritëm të lartë dhe e barabartë për një pjesë të madhe të saj, por ekipi nga Mitrovica tregoi më shumë qëndrueshmëri në pjesën e dytë.
Trepça rriti presionin në mbrojtje dhe kontrolloi fundin e takimit, duke e kthyer ndeshjen në favor të saj gjatë çerekut të katërt.
Seritë e pikëve të shënuara në momentet vendimtare i dhanë avantazh dyshifror që Bora nuk arriti ta mbante.
Te Trepça, Drilon Hajrizi ishte lojtari vendimtar në minutat kyçe, ndërsa kontribute të rëndësishme dhanë edhe Vining, Tmusic dhe Hasbrouck, me ekipin që mori shumë energji edhe nga banka rezervë.
Bora luftoi deri në fund, me L. Thomas si figura kryesore, i ndihmuar nga Hunter dhe Zeqiri, por gabimet në momentet vendimtare dhe vështirësia për të ruajtur ritmin e Trepçës në mbrojtje ndikuan në rezultatin përfundimtar.
Trepça do të presë në finale fituesin e përballjes mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, me ndeshjen që zhvillohet sonte nga ora 20:30 në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.


