Treni godet automjetin në Prishtinë, një person i lënduar

Treni godet automjetin në Prishtinë, një person i lënduar

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:00, ku një automjet është goditur nga treni. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person.

Lajmin për RTK-në e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në afërsi të Kazermës ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, thuhet në njoftim.

Share This