
Tre të vdekur dhe 20 të plagosur pas aksidentit të një teleferiku
Një nga teleferikët më të famshëm të kryeqytetit portugez “Funikulli Elevador da Gloria” doli sot nga shinat, sipas Euronews. Njoftohet për tre të vdekur dhe 20 të plagosur.
“Funikulli Elevador da Gloria” në Lisbonë doli nga shinat sot pasdite.
Numri i personave në bord është i panjohur, por raporti i fundit tregon të paktën tre të vdekur dhe 20 të plagosur, tre prej të cilëve rëndë.
Ky mjet transporti lidh Restauradores, në qendër të Lisbonës, me Príncipe Real.
Alarmi u dha në orën 18:00 dhe zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje.
Një nga kabllot që mbante strukturën ka lëvizur dhe mjeti ka rrëshqitur duke u përplasur me një nga ndërtesat pranë shinave.
Zona qendrore është shumë e frekuentuar edhe nga këmbësorë dhe klientë të lokaleve përreth. /atsh/

