
Tragjedi në Francë-Shqiptari vret gruan dhe më pas veten
Një çift shqiptar janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në Brest të Francës, ku dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas veten. Burrë dhe grua në të 30-tat u gjetën pajetë në banesën e tyre në Rue Général-Paulet në Brest.
Dyshimet mbi çiftin erdhën kur një banor i lagjes “Europe” telefonoi policinë për të raportuar dy të shtëna me armë zjarri që vinin nga apartamenti i shqiptarit.
Me të mbërritur në vendngjarje, oficerët e policisë gjetën të vdekur burrë e grua, të dy shqiptarë, të moshës 30 dhe 36 vjeç, si dhe një pushkë gjuetie.
Sipas informacioneve të policisë pista hetimore është e përendruar te vrasja e gruas dhe më pas burri ka vrarë veten, shkruajnë mediat franceze.
Çifti kishte dy fëmijë, njëri prej të cilëve nuk mundi të kthehej në shtëpi pas të shtënave. Fëmija më i vogël ishte në shkollë në kohën kur ndodhi tragjedia. /rtsh/

