Tokio 2025: Evan Dunfee shkruan historinë në Japoni

Tokio 2025: Evan Dunfee shkruan historinë në Japoni

Kanadezi Evan Dunfee ka qenë atleti i parë që ka kaluar vijën e finishit në Stadiumin Kombëtar të Japonisë, duke fituar garën e meshkujve në ecje 35 km me kohën 2:28:22.

Edhe pse në kilometrat e fundit u përball me krampa, ish-rekordmeni botëror ia doli të ruajë epërsinë dhe të sigurojë titullin e tij të parë botëror, duke shtuar medaljen e artë në koleksionin e tij, pas bronzit olimpik në Tokio para katër vitesh dhe bronzit në Botërorin e Dohas më 2019.

Dunfee e mbylli garën me një diferencë prej gjysmë minute para brazilianit Caio Bonfim, i cili fitoi medaljen e argjendtë me kohën 2:28:55.

Ndërkohë, japonezi Hayato Katsuki solli gëzim të madh për vendin mikpritës, duke siguruar medaljen e bronztë me kohën 2:29:16.

Kështu, Japonia nisi fushatën e saj të medaljeve me një podium emocionues në shtëpi.

Share This