Tërmeti në Indonezi, të paktën 47 viktima. Ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit

Tërmeti në Indonezi, të paktën 47 viktima. Ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit

Të paktën 47 persona kanë humbur jetën pas tërmetit me magnitudë 7.7 që goditi të shtunën ishullin Flores në Indonezi, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për persona që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej rreth 15 kilometrash dhe u shoqërua me qindra pasgoditje dhe shkaktoi dëme të mëdha në disa zona.

Më shumë se 900 banesa dhe qindra ndërtesa të tjera janë dëmtuar, ndërsa provinca Manggarai raportohet si një nga zonat më të prekura. Më shumë se 5 mijë banorë janë strehuar në qendra evakuimi.

Situata mbetet e vështirë në disa prej zonave të goditura, të cilat janë kryesisht malore dhe të largëta. Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar rrugët drejt disa fshatrave, duke e vështirësuar punën e ekipeve të emergjencës.

Ndërkohë, një tjetër tërmet me magnitudë 6.9 është regjistruar në një pjesë tjetër të Indonezisë, duke rikujtuar rrezikun e vazhdueshëm sizmik në këtë vend.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë ku takohen disa pllaka tektonike dhe ku tërmetet dhe aktiviteti vullkanik janë të shpeshta. /rtsh/

Share This