Tërmet në Kosovë, epiqendra në afërsi të Prizrenit

Tërmet në Kosovë, epiqendra në afërsi të Prizrenit

Një tërmet është ndier në Kosovë sonte rreth orës 22:00. Sipas qendrës evropiane për monitorimin e tërmeteve, “European-Mediterranean Seismological Centre”, epiqendra ka qenë 19 kilometra larg Prizrenit, me 4.9 magnitudë.

Termetet prej 4.0 deri në 4.9 konsiderohen termete te lehta deri mesatare, të cilat ndihen por rrallë shkaktojnë dëme serioze.

Lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në Shqipëri, Serbi e Maqedoni të Veriut.

Share This