
Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve
Instituti thotë se thellësia hipoqendrore ishte 5 km.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte 23 km Lindje të Prizrenit.
“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Ky sizmicitet kishte potencialin të rrezikon qytetaret dhe shkakton ndonjë dëm material për shkak të forcës se lart, njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka thënë Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, raporton klankosova.

