
Tërmet 4.2 ballë në Elbasan, lëkundjet ndihen edhe në Lushnjë dhe Tiranë
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ka goditur vendin, me epiqendër në Rrasë të Elbasanit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundjet kanë pasur një thellësi prej 10 km.
Tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë dhe Lushnjë, por deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo lëndime, raportojnë mediet shqiptare.


