Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca

Tensione në seancë plenare. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren pasi kërkuan fjalën për replikë ndaj kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Sipas kryeparlamentarit Peleshi, nuk mund të replikohet mbi një replikë dhe sipas tij, këto janë vetëm tentativa për moslejimin normal të punës së Kuvendit.

“Z.Noka mos e prishni seancën për një normë që ëhstë vendosur në rregullore dhe nuk është shkelur kurrë. Nuk ka replikë mbi replikë. Gjeni një arsye tjetër për të prishur seancën, por jo këtë”, deklaroi Peleshi, i cili i ka dhënë më pas fjalën deputetit Ardit Bido.

Deklarata e këtij të fundit se deputetët e opozitës nuk guxojnë të flasin për çështjet e mëdha të kombit e konfliktin e tyre të interesit por përdorin protestën e qytetarëve për qëllimet e tyre politike, ka nxitur reagimin e demokratit Flamur Noka i cili ka përdorur gjuhë fyese ndaj kolegut socialist. Pas këtij momenti tensioni, kryeparlamentari ndëpreu për pesë minuta seancën, raporton rtsh.

Share This