
Tejkalohet ngërçi, Dimal Basha kryetar i Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Dimal Bashën si kryetar të institucionit në përpjekjen e 58-të të konstituimit.
Në votim ishin 72 vota pro Bashës, 30 kundër dhe 3 abstenuan.
Votat e deputetëve të PDK-së e ndërruan rrjedhën e procesit dhe i dhanë dritën jeshile për kryekuvendar kandidatit të LVV-së.
Deputetët e LDK-së votuan kundër, ashtu siç kishin potencuar se do të bëjnë, raporton rtk.


