
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, Policia del në vend të ngjarjes, thonë se një person është “lënduar”
Një person është lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Express njësitet policore dolën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat e incidentit.
“Rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën Dardania në Fushë Kosovë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku raportohet për një person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

