Të paktën 69 të vdekur pasi anija migrantëve mbytet pranë Mauritanisë

Të paktën 69 të vdekur pasi anija migrantëve mbytet pranë Mauritanisë

Të paktën 69 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë të zhdukur pasi një anije është përmbysur pranë bregut të Mauritanisë, kanë njoftuar rojet bregdetare në këtë vend në Afrikën Perëndimore.

Shtatëmbëdhjetë persona janë shpëtuar dhe po vazhdon kërkimi për pasagjerët e tjerë që ishin në kanoen e thjeshtë që po udhëtonte drejt Ishujve Kanarie të Spanjës.

Sipas mbijetuesve, anija kishte lënë Gambinë gjashtë ditë përpara aksidentit të së martës, duke bartur rreth 160 persona në bord, kryesisht shtetas nga Gambia dhe Senegal.

Ky udhëtim i rrezikshëm mbi Oqeanin Atlantik është bërë një rrugë gjithnjë e më e zakonshme për migrantët afrikanë që përpiqen të arrijnë në Evropë.

Pothuajse 47,000 persona arritën në Ishujt Kanarie vitin e kaluar, dhe organizata spanjolle joqeveritare Caminando Fronteras vlerëson se më shumë se 9,000 migrantë kanë vdekur duke u përpjekur.

Burime të rojeve bregdetare i thanë agjencisë spanjolle të lajmeve EFE se përpjekjet për kërkim po vazhdonin pranë bregut, rreth 60 km (37 milje) veriperëndim të kryeqytetit, Nouakchott – dhe ekipet e shpëtimit po përgatiteshin të zhytjen dhe të inspektojnë anijen e fundosur.

Migrantët panë dritat e një qyteti bregdetar vonë mbrëmjen e së martës dhe “u lëvizën në njërën anë, duke bërë që të përmbysë”, tha një zyrtar i lartë i rojeve bregdetare për agjencinë AFP.

Zëdhënësja e Caminando Fronteras, Helen Maleno, bëri thirrje që rojet bregdetare të vazhdojnë kërkimin, duke përshkruar aksidentin për mediat spanjolle si një nga “tragjeditë më të mëdha të këtij vere”.

Në fillim të kësaj jave, forcat e sigurisë së Mauritanisë u akuzuan për keqtrajtime sistematike ndaj migrantëve nga vendet e tjera afrikane.

Raporti i Human Rights Watch pretendonte se shkeljet ishin përkeqësuar nga një marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe Spanjën, e cila ka për qëllim të frenojë kalimet e rrezikshme detare drejt Ishujve Kanarie. /rtk/

Share This