
Tare nuk ndalet, synon Victor Boniface e Leverkusenit
Milani ka bërë një lëvizje konkrete për sulmuesin e Bayer Leverkusen, Victor Boniface, i cili tani është vendosur në krye të listës së blerjeve të kuqezinjve.
Nigerianin 24-vjeçar, fillimisht i konsideruar si një opsion i mundshëm, tani është zgjedhja e parë për të forcuar repartin ofensiv të ekipit të Massimiliano Allegrit.
Sipas “Sky”, drejtori sportiv Igli Tare i ka dërguar ofertën klubit gjerman për Boniface.
Milani synon të marr lojtarin në formën e huazimit me opsion blerjeje, me vlerë 30 milionë euro. Shifër kjo që mund ta bindë Leverkusenin të lërë të lirë qendërsulmuesin.
Boniface, sezonin e kaluar, zhvilloi 19 ndeshje në Bundesligë (27 në të gjitha garat), duke shënuar 8 gola, edhe pse pati disa probleme fizike.


