
Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, Qeveria duhet ta ndryshojë strategjinë për investime strategjike
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri foli për krizën energjetike në vend.
“Po e shfrytëzoj rastin dhe prezencën e kryeministrit të Kosovës për ta adresuar, për mendimin tonë çështjen më problematike në vend: krizën me energjinë elektrike”, tha ai në fillim të fjalës së tij në seancën e Kuvendit.
“Për të gjithë ne që jetojmë në Kosovë, jemi duke e pa që Kosovën, pra vendin tonë të dashur, e ka mbuluar terri”, tha ai.
Tahiri tha se Qeveria duhet ta ndryshojë strategjinë e vet për investime energjetike “për shkak se ka ndryshu bota”.
“Kërkesa jonë kryeministër është me e ndërtu një rast, me i kthy burimet, me i përdorë kapacitetet që vetë i ke thënë në fushatë, për shkak se Kosova është në terr”, tha ai.

