
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hagë
Ka nisur faza përmbyllëse e gjykimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Prokuroria ka nisur me deklaratat përmbyllëse në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West tha se kjo gjykatë ka dëshmuar se klima e frikësimit të dëshmitarëve mund të menaxhohet.
“Kemi dëshmuar se klima e frikësimit mund të menaxhohet në një mënyrë që siguron që e vërteta do të dëgjohet. Jemi bërë një gjykatë funksionale e suksesshme në një periudhë relativisht të shkurtër”, tha ajo, teksa falënderoi viktimat dhe dëshmitarët në këtë çështje duke thënë se janë më meritorët.
West tha se “pavarësisht frikësimeve, kërcënimeve, stigmave dhe situatave më të cilat janë përballur këta dëshmitarë dhe familjet e tyre nga një grup i kufizuar por me zë në Kosovë, këta dëshmitarë e kanë dëshiruar kaq shumë të vërtetën që të dal në pah”, raporton rtk.


