Sveçla flet për dispozita e ligjit për shtetësinë

Sveçla flet për dispozita e ligjit për shtetësinë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se dispozita e Ligjit për Shtetësinë e Republikës së Kosovës, e cila ka nxitur reagime ditëve të fundit.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se dispozita e Ligjit për Shtetësinë e Republikës së Kosovës, e cila ka nxitur debat dhe reagime ditëve të fundit, nuk është një risi e sjellë nga qeveria aktuale, por buron nga Pakoja e Ahtisaarit dhe është pjesë e rendit kushtetues të Kosovës që nga viti 2008.

Në një konferencë për media të martën, Sveçla ka thënë se neni 31 i Ligjit për Shtetësinë së vitit 2026 është i njëjtë me dispozitën e paraparë në nenin 155 të Kushtetutës së Kosovës dhe se opozita po kritikon një normë që, sipas tij, vetë e ka bërë pjesë të përhershme të Kushtetutës përmes ndryshimeve kushtetuese të vitit 2012, raporton rtk.

Share This