Superliga vjen sot me tri superndeshje

Superliga vjen sot me tri superndeshje

Xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje që pritet të sjellin duele interesante.

Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, aty ku Ballkani pret Llapin në një sfidë që mund të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e kreut të tabelës.

Skuadra nga Suhareka kërkon të rikthehet te fitorja pas humbjes së fundit, ndërsa llapjanët, që nuk kanë shënuar fitore në dy takimet e fundit, synojnë rikthimin te rezultatet pozitive.

Një tjetër ndeshje me interesim të veçantë zhvillohet në Gjilan, ku skuadra e Debatik Currit, Gjilani, pret Ferizajn. Të dy ekipet kërkojnë pikët e plota për të përmirësuar pozicionet në tabelë, duke paralajmëruar një duel të luftuar.

Ndërkohë, dueli i tretë i ditës luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i Drenicës. Të dyja skuadrat synojnë të shfrytëzojnë këtë përballje për të marrë një rezultat që i largon nga presionet e pjesës së poshtme të renditjes.

Të tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligë nisin në ora 13:00.

Share This