
Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante
Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje interesante në kuadër të javës së trembëdhjetë.
Në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, skuadra vendase Malisheva do të jetë nikoqire e Gjilanit.
Malisheva aktualisht renditet në vendin e shtatë me 16 pikë, ndërsa Gjilani, që ndodhet në zonën e rrezikut, mban pozitën e parafundit me 12 pikë.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Dukagjini do të përballet në udhëtim me Ferizajn.
Klinasit, që së fundmi janë ndarë me trajnerin Ismet Munishi, renditen në vendin e pestë me 17 pikë, ndërsa Ferizaj ndodhet në vendin e tetë me 14 pikë.
Të dyja ndeshjet do të nisin në ora 13:00.

