
Super Shaqiri kalon Baselin në epërsi
Xherdan Shaqiri vazhdon me performancën shkëlqyer tek Baseli.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, ka shënuar gol për epërsinë e Baselit ndaj Copenhagen.
Basel dhe Copenhagen po luajnë në sfidën e parë të ‘Play-Off-it’ në Ligën e Kampionëve.
Shaqiri në minutën e 14-të ndezi stadiumin e Baselit duke shënuar nga penalltia për epërsinë prej 1-0 ndaj skuadrës daneze.


