
Elena Rybakina fiton Australian Open, Slam-i i dytë në karrierë
Elena Rybakina është fituesja e turneut prestigjioz Australian Open.
Tenistja nga Kazakistani triumfoi në finalen e madhe ndaj bjelloruses Aryna Sabalenka, duke e mposhtur në tri sete me rezultat 4-6, 6-4 dhe 6-4.
Finalja e zhvilluar sot ofroi rivalitet të fortë dhe nivel të lartë tenisi, me Rybakinën që tregoi qetësi dhe vendosmëri në momentet vendimtare të ndeshjes.
Edhe pse Sabalenka e nisi më mirë duelin duke fituar setin e parë, 26-vjeçarja nga Kazakistani reagoi fuqishëm, duke përmbysur rezultatin dhe siguruar titullin.
Ky është triumfi i dytë në turnetë Grand Slam për Rybakinën, pas suksesit të arritur në Wimbledon në vitin 2022.
Fitorja në Australian Open konfirmon formën e saj të shkëlqyer dhe e vendos atë në mesin e emrave më të fuqishëm të tenisit botëror për femra.


