
Presidenti Ademi uron Ballkanin: Ky është një tjetër hap i madh drejt ëndrrës për një tjetër fazë grupesh
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka uruar Ballkanin për kualifikimin në rundin e tretë të Ligës së Konferencës, shkruan Rekordi.net.
Skuadra nga Theranda eliminoi Florianën e Maltës me rezultat të përgjithshëm prej 5-2.
I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se Ballkani po dëshmon se ka siguruar stabilitet për garat evropiane.
Postimi i Ademit:
Urime FC Ballkani kualifikimi në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës!
Portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë me suksese në arenën evropiane. Pas fitores 4:2 në ndeshjen e parë dhe barazimit 1:1 në udhëtim ndaj FC Floriana në Maltë, FC Ballkani siguron kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, duke dëshmuar edhe një herë se tashmë ka krijuar stabilitet në garat e futbollin evropian.
Ky është një tjetër hap i madh drejt ëndrrës për një tjetër fazë grupesh, që tashmë nuk është më utopi, por një objektiv real për këtë skuadër me karakter, cilësi dhe përvojë!
Urime për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët e Ballkanit, që janë gjithmonë pranë skuadrës.
Suksese edhe në rrethin e ardhshëm në sfidën e vështirë kundër skuadrës irlandeze, Shamrock Rovers
Ju priftë e mbara, Kosova është krenare me ju!
Ndërkohë, FC Prishtina ishte e pafat, duke u eliminuar në penallti nga FC Larne në “Fadil Vokrri”, 5:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 1:1.
Urojmë që Prishtina në të ardhmen të ketë më shumë fat e më shumë suksese në garat evropiane!



