
Sulmi me armë në darkën e korrespondentëve, Trump: Nuk isha i shqetësuar
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “nuk ishte i shqetësuar” gjatë evakuimit nga darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, ku një person i armatosur tentoi të sulmonte sallën. Ngjarja ndodhi të shtunën mbrëmë në hotelin Washington Hilton, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.
Trump tha për CBS News se e kuptonte situatën dhe se jetojmë “në një botë të çmendur”. Ai shtoi se nuk e bëri të lehtë për agjentët e sigurisë ta nxirrnin nga dhoma, pasi donte të shihte çfarë po ndodhte.
“Nuk isha i shqetësuar. Unë e kuptoj jetën. Ne jetojmë në një botë të çmendur. Doja të shihja se çfarë po ndodhte…Dhe në atë kohë filluam të kuptonim, ndoshta ishte një problem i keq. Siguria më kërkoi të ulesha poshtë në dysheme”, tha Trump.
I dyshuari është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, nga Kalifornia. Sipas autoriteteve, ai mbante dy armë dhe një thikë, ndërsa dokumentet e gjetura sugjerojnë se synonte zyrtarë të lartë të administratës Trump.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se Trump “qëndron i patrembur” pas incidentit. Ky është incidenti i tretë i ngjashëm ndaj tij që nga viti 2024. /rtsh/


