
Sulmet ruse në Kiev vrasin 31 persona, Zelensky thirrje për sanksione shtesë ndaj Moskës
31 persona kanë humbur jetën, përfshirë 5 fëmijë, si pasojë e sulmeve ruse në Kiev. Lajmi është bërë me dije nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili bëri thirrje për sanksione shtesë ndaj Moskës.
“Edhe një herë, ky sulm i ndyrë nga Rusia tregon nevojën për rritje të presionit mbi Moskën dhe sanksione shtesë. Pavarësisht se sa Kremlini e mohon efektivitetin e tyre, sanksionet funksionojnë – dhe ato duhet të forcohen. Ata duhet të synojnë çdo gjë që mundëson vazhdimin e sulmeve të tilla. Është gjithashtu thelbësore që bota të mos heshtë për to.
Falënderoj të gjithë ata që kanë mbështetur popullin tonë. Ne e vlerësojmë faktin që Presidenti Trump, udhëheqësit evropianë dhe partnerët e tjerë e shohin qartë se çfarë po ndodh dhe e dënojnë Rusinë”, deklaroi Zelensky.
Presidenti shtoi se vetëm në korrik, Rusia përdori mbi 3,800 raketa done dhe 260 raketa, përfshirë 128 balistike, kundër Ukrainës.
“Kjo mund të ndalet vetëm nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta – nga Amerika, Evropa dhe aktorë të tjerë globalë. Çdo angazhim ka rëndësi. Çdo ditë ka rëndësi”, tha ai. /rtsh/


