BE do rivlerësojë furnizimin me naftë dhe gaz nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

BE do rivlerësojë furnizimin me naftë dhe gaz nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Bashkimi Evropian ka deklaruar se do të rivlerësojë sigurinë e furnizimit me naftë dhe gaz të bllokut në rast se Ngushtica e Hormuzit mbyllet për një periudhë të zgjatur.

Sipas një njoftimi të publikuar këtë mëngjes, trafiku detar përmes këtij kanali strategjik të transportit të energjisë është kufizuar që nga përshkallëzimi i konfliktit në rajon, duke rritur shqetësimet për furnizimin global me naftë dhe për rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Blloku evropian bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar takime për koordinimin e furnizimeve me naftë dhe gaz, me qëllim monitorimin e situatës dhe përgatitjen për skenarë të mundshëm.

“Në rast të një mbylljeje të zgjatur të Ngushticës së Hormuzit ose ndërprerjeve të mëtejshme, siguria e furnizimit me naftë dhe gaz të BE-së do të rivlerësohet”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, sipas autoriteteve evropiane, aktualisht nuk ka rreziqe të menjëhershme për sigurinë e furnizimit me energji në vendet e Bashkimit Evropian. /rtsh/

Share This