Stojković: Me Shqipërinë s’ka favorit, ju tregoj pikën tonë të dobët, nga tifozët s’dua budallallëqe!

Stojković: Me Shqipërinë s’ka favorit, ju tregoj pikën tonë të dobët, nga tifozët s’dua budallallëqe!

Numri një i stolit të Serbisë, Dragan Stojković, doli sot përballë gazetarëve për të komentuar takimet e radhës të skuadrës së tij në Eliminatoret e Botërorit 2026.

Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur vetëm një ditë përpara grumbullimit të lojtarëve, “Pixi” ishte i hapur me gazetarët duke u shpjeguar se ndeshja me Shqipërinë ishte një finale për të dy ekipet.

“Duam që të bëjmë një ndeshje me intensitet të lartë, por duhet ta fitojmë me inteligjencë, njohuri dhe sakrificë. Ne e dimë fare mirë se çfarë rëndësie ka fitorja e këtij dueli, prandaj as nuk e mendoj barazimin ose humbjen. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne ashtu siç nuk do të jetë e lehtë edhe për ata. Në këtë përballje mund të themi se s’ka skuadra, të cilat kanë pak shanse për të fituar. Në futbollin modern të gjitha skuadrat luftojnë dhe të gjitha dinë se si luhet futbolli”, tha Dragan Stojković.

Mes të tjerash numri një i stolit serb pranoi se kombëtarja serbe ka një problem të madh. Fakti se shumë lojtarë nuk lujanë rregullisht në ekipet e tyre është një problem për “Pixi”. “Në ndeshjen me Letoninë më ndodhi diçka e pakuptimtë. Plot katër lojtarë mu afruan në pushimin mes pjesëve për të më kërkuar që t’i zëvendësoja”, zbuloi 60-vjeçari.

Më tej trajneri u pyet se çfarë duhet që të bënte për të motivuar një kombëtare për tu përballur me një ekip, i cili nuk është aq tërheqës sa ç’mund të jenë përfaqësuse, të cilat janë mes 15 vendeve më të mira në renditjen e FIFA-s. “Me ekipe si Franca, Anglia, Gjermania apo Portugalia nuk mund të lujamë për ditë. Duhet të luajmë edhe ndeshje si ajo e të shtunës. Për disa mund të jetë një ndeshje jo shumë tërheqëse, për disa të tjerë është e tillë, por për mua është ndeshja më e rëndësishme”, tha “Pixi”.

Në fund të fjalës së tij numri një i stolit të Serbisë u ndal të fliste edhe për faktorin fushë duke u bërë edhe një apel tifozëve. “Pretendoj që ndeshja të luhet në një atmosferë korrekte siç i ka hije një takim futbolli. Nuk dua që të vijnë në stadium dhe të bëjnë budallallëqe dhe të ndëshkohen. Për 90’ duhet të fokusohemi vetëm në në fushë”, tha Dragan Stojković.

Share This