
Sot mot me diell, temperaturat arrijnë deri 23°C
Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 në 4°C, kurse ato maksimale do të arrijnë nga 18 deri 23°C. Era do të fryjë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-3m/s. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kjo javë parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Të martën dhe të enjten paraqiten kushte që në disa zona të ketë riga shiu.


