Sonte Zvicër – Kosovë, Dardanët synojnë fitore

Sonte Zvicër – Kosovë, Dardanët synojnë fitore

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon njërën nga sfidat më të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. “Dardanët” përballen me Zvicrën në Bazel, në një ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Franco Foda mbrëmë kreu seancën e fundit stërvitore para përballjes së madhe. Në konferencën për media, Foda u shpreh optimist për një rezultat pozitiv:

“Është e qartë se në ndeshjet e fundit kemi pasur paraqitje të mira, por duhet ta kemi parasysh se përballë kemi Zvicrën. Në ndeshjen e nesërme do të kemi një qasje tjetër. Synojmë të marrim rezultat pozitiv,” deklaroi ai.

Optimist për fitore u shpreh edhe sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili theksoi se ekipi do të japë maksimumin për t’u kthyer me pikë nga Bazeli.

Ndeshja Zvicër – Kosovë fillon në orën 20:45.

Share This