Sonte superdueli Drita-Celje në Ligën e Konferencës

Sonte superdueli Drita-Celje në Ligën e Konferencës

Sonte, skuadra kampione e Kosovës, Drita, do të presë Celjen në ndeshjen e parë të fazës së play-offit në Conference League, një sfidë që do të transmetohet në RTK.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, kampionët kosovarë do të kenë mbështetjen e tifozëve për të tentuar arritjen e objektivit të tyre.

Edhe pse Celje ka më shumë përvojë në garat ndërkombëtare, Drita ka treguar karakter të fortë dhe është e vështirë për t’u mundur në shtëpi.

Trajneri dhe stafi teknik kërkojnë kujdes maksimal në mbrojtje, por pa e humbur fokusin te loja sulmuese.

Nga ana tjetër, Celje konsiderohet një skuadër e mirëorganizuar dhe e rrezikshme në kundërsulm, duke rritur sfidueshmërinë e kësaj ndeshjeje.

Share This