Pas dëmtimit Gjimshiti përfundoi në spital, mjekët kanë përjashtuar skenarin më të keq

Pas dëmtimit Gjimshiti përfundoi në spital, mjekët kanë përjashtuar skenarin më të keq

Berat Gjimshiti ka pësuar një dëmtim të rëndë, por për fatin e tij të mirë nuk ka pësuar asnjë frakturë pas duelit të fortë me Zapata-n.

Mbrojtësi kuqezi u dorëzua në minutën e 42’ të takimit Atalanta-Torino pasi dhimbjet që kishte nuk e lejuan më që të luante nomralisht.

Stafi i Atalanta-s mendoi për më të keqen dhe e dërgoi menjëherë në spital, ku mjekët, pas disa kontrolleve, kanë përjashtuar që të kishte një frakturë në legen. Sipas tyre mbrojtësi ka pësuar një goditje të fortë në muskujt e legenit dhe në ato të barkut.

Pa një diagnozë të plotë në këtë drejtim mjekët e kanë të pamundur që të parashikojnë edhe kohën e rikuperimit të lojtarit.

Share This