Sonte Dukagjini-Lugano, klinasit synojnë përmbysjen  

Sonte Dukagjini-Lugano, klinasit synojnë përmbysjen  

Pas transmetimit të ndeshjes së mbrëmshme mes Dritës dhe Florianës, të cilën kampionia e Kosovës e fitoi 2:1 pas vazhdimeve, Radio Televizioni i Kosovës (RTK) sonte sjell një tjetër përballje të rëndësishme nga garat evropiane.

Dukagjini do të përballet me Luganon në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, duel që do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali dhe nis në orën 16:30.

Skuadra nga Klina synon të përmbysë humbjen minimale 1:0 të pësuar një javë më parë në Zvicër dhe të sigurojë kualifikimin në raundin e tretë. Edhe pse përballë ka një kundërshtar me përvojë në arenën evropiane, futbollistët e drejtuar nga Arsim Thaçi besojnë se mund të arrijnë rezultat pozitiv.

Dukagjini mbrëmë ka zhvilluar përgatitjet e fundit para sfidës, ndërsa atmosfera në kampin e ekipit vlerësohet e mirë dhe me optimizëm për një paraqitje dinjitoze ndaj skuadrës zvicerane.

Share This