Smajl Latifi i bindur në fitore më 12 tetor

Smajl Latifi i bindur në fitore më 12 tetor

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi është shprehur i bindur se do të jetë fitues në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai ka thënë se ka një avantazh me vendin e dytë.

Latifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se gara do të jetë për vendin e dytë, duke thënë se ndihet krenar që ka qeverisur me duar të pastra.

“Kryetari po e thamë figurativisht që nuk e di dyert e Prokurorisë. Qytetarët e vlerësojnë këtë, ata e dinë që unë nuk jam turist. Në vitin 2021 Vetëvendosje ka qenë e dyta, por ka rënie. Unë besoj se jam në avantazh edhe me vendin e dytë. Gara do të jetë për vendin e dytë”, ka thënë ai.

Share This