Sky News: Armëpushimi në Gaza mund të nënshkruhet brenda 24-36 orëve

Sky News: Armëpushimi në Gaza mund të nënshkruhet brenda 24-36 orëve

Një marrëveshje për armëpushim në Gaza mund të nënshkruhet brenda 24 deri në 36 orëve të ardhshme, nëse negociatat vazhdojnë me ritmin aktual, kanë thënë për Sky News, burime të afërta me bisedimet që po zhvillohen në Egjipt.

Burimet i kanë Sky News se janë “me kujdes optimistë” se gjërat po ecin në drejtimin e duhur.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, parashihet të fillojë zbatimi i fazave të saj, që përfshijnë armëpushimin dhe lirimin e pengjeve.

Sipas këtyre burimeve, një deklaratë fillestare mund të hartohet që sonte, megjithëse ende mbetet si pikë ngecjeje lista përfundimtare e të burgosurve palestinezë që do të lirohen.

Kjo vjen pas shenjave të ndryshme të optimizmit që janë shfaqur nga bisedimet këtë mbrëmje, pasi ministri i jashtëm turk tha se është bërë “përparim i madh”.

Në mesin e pjesëmarrësve në bisedimet në Sharm el-Sheikh janë përfaqësues të Hamasit dhe Izraelit, si dhe ndërmjetës nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti. /rtk/

Share This