Shumë NBA në “Eurobasket”: Yjet e basketbollit amerikan në finalet e Kampionatit Europian

Shumë NBA në “Eurobasket”: Yjet e basketbollit amerikan në finalet e Kampionatit Europian

Duket si NBA, por është Kampionati Europian i basketbollit për meshkuj.

Janë 32 basketbollistë, pjesë e kampionatit amerikan, që janë grumbulluar me kombëtaret e tyre për finalet e turneut që do të nisin më 27 gusht dhe do të zhvillohen të shpërndara në katër shtete Poloni, Finlandë, Qipro dhe Letoni.

Mes tyre janë disa prej yjeve më të mëdhenj të NBA, si Nikola Jokiç, Luka Donçiç, Janis Antentokoumpo, Jonas Valanciunas, Kristaps Porzingis, Denis Shroder apo Lauri Markanen.

Sa i përket kombëtareve me më shumë basketbollistë që luajnë në NBA, në krye të listës qëndron Franca.

Francezët kanë 6 lojtarë të kampionatit më të fortë, por mungon më i rëndësishmi, Viktor Uembanijama, me yllin e San Antonio që vijon rikuperimin pas një dëmtimi të rëndë.

Në vendin e dytë qëndron Serbia.

Pesë basketbollistë, përfshirë kapitenin e Denver, Nikola Jokiç do të luajnë për skuadrën e tyre në finalet e kampionatit europian.

Por të gjithë sytë janë drejtuar nga Luka Donçiç. Ylli i Lakers prezantohet në skenën e madhe të basketbollit amerikan pas kontratës rekord me skuadrën nga Los Angeles, por edhe me një fizik ndryshe, pas kilogramëve të shumtë të hequr siç duket edhe në videot që qarkullojnë në rrjet nga grumbullimi me kombëtaren e Sllovenisë. /abcnews/

Share This