AME raporton 23 vatra zjarri brenda 6 orëve, 11 ende aktive

AME raporton 23 vatra zjarri brenda 6 orëve, 11 ende aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar për situatën me zjarret në vend gjatë periudhës 08:00 – 14:00 të ditës së sotme.

Sipas të dhënave nga Qendrat Operative 112 dhe Qendra Operative e Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 23 vatra zjarri, prej të cilave 11 janë ende aktive dhe 12 janë lokalizuar.

“Situata po menaxhohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Qendrat Operative 112 dhe Qendrën Operative të Agjencisë”, thuhet në njoftimin e AME-së.

Agjencia thekson se NJPZSH mbeten në gatishmëri të lartë për t’u përgjigjur në çdo rast emergjent dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe të raportojnë çdo vatër në numrat 112, 193 ose 192.

AME falënderoi zjarrfikësit për përkushtimin, Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe qytetarët për bashkëpunimin. /Rekordi.net

Share This