
Shqiptarët për Hagën, Taulant Balla: Shpallni urgjentisht të pafajshëm komandantët
Në marshin historik “Drejtësi, jo politikë”, mbështetje të fuqishme dha shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla.
Nga protesta, Balla pati një thirrje për gjyqtarët e Hagës.
“Të shpallin urgjentisht pafajësinë e komandantëve dhe të mblidhemi prapë këtu për t’i pritur si fitimtarë”, u shpreh ai, transmeton klankosova.
Në këtë marsh u mblodhën mbi 130 mijë qytetarë në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët.


