Shqiponja nesër nis aventurën evropiane, sfidon Winterthur-in

Shqiponja nesër nis aventurën evropiane, sfidon Winterthur-in

Pas Besa Famgasit është skuadra e Shqiponjës që nis aventurën evropiane.

Skuadra gjakovare të dielën nga ora 16:00 e zhvillon ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

KHF Shqiponja do të përballet me skuadrën e njohur zvicerane, Yellow Winterthur. Ndeshja zhvillohet në Schaffhausen të Zvicrës.

Ndeshja e kthimit luhet të shtunën e ardhshme në Gjakovë.

Ndonëse nuk kishte shumë fat në short, Shqiponja do të jap maksimumin për prezantim sa më të mirë në Zvicrës, me synim për sukses në ndeshjen e kthimit.

Shqiponja kthehet në garat kontinentale pas një kohe të gjatë. Së fundi kishte garuar në shtatorin e vitit 2018.

Prej katër pjesëmarrjeve, dy herë gjakovaret e kanë kaluar nga një kundërshtar evropian.

Share This