
Shqipëri, parashikimi i motit
Ditën e sotme, (16 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në verilindje e juglindje, cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në male në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Sipas SHMU-së, era me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.
Deti do të jetë me valëzim 1-2 ballë.


