Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e sotme (10 qershor) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk do të mungojnë vranësirat mesatare, gjatë orëve të mesditës e pasdites në lindje e juglindje të vendit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal kryesisht në male.

Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 13 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 14 deri 30°C ;

Në zonat e ulëta 12 deri 36°C;

Dhe në bregdet 14 deri 33°C;

Share This