Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Dita e sotme (27 tetor) do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës e pasdite. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë relieveve malore hera – herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore në lindje. Në Alpe reshje bore (flokë) me intensitet të ulët.

Sipas SHMU-së do të kemi prezencë të mjegullës përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim kryesor perëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë. /rtsh/

Share This