
Shqipëri, kështu do të jetë sot moti
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot kryesisht të vranët, si dhe kthjellime të herëpasherëshme përgjatë vijës bregdetare dhe qendër të vendit.
Sipas parashikimeve, reshjet e shiut priten me intensitet të ulët të karakterit lokal, si dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara në jugperëndim në orët e pasdites. Në Alpe dhe majat e maleve në veri e lindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 2-8m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-16m/s, me valëzimin në dete 2-4ballë.
Prezencë e mjegullës/mjegullinës gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes, po ashtu në momentin e reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/15 | Diell re shi |
| Kukës | 0/8 | Diell re |
| Lezhë | 7/15 | Diell re shi |
| Dibër | 3/9 | Diell re |
| Durrës | 8/17 | Diell re |
| Tiranë | 10/17 | Diell re shi |
| Elbasan | 6/17 | Diell re shi |
| Berat | 9/18 | Diell re shi |
| Vlorë | 11/17 | Diell re shi |
| Korçë | 1/8 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 5/17 | Diell re shi |
| Sarandë | 7/17 | Diell re shi |


