Shpërthime të fuqishme, Izraeli nis sulme të reja ndaj Iranit. Netanyahu ka paralajmëruar përsëri për rrezikun që Teherani të ketë armë bërthamore

Shpërthime të fuqishme, Izraeli nis sulme të reja ndaj Iranit. Netanyahu ka paralajmëruar përsëri për rrezikun që Teherani të ketë armë bërthamore

Banorët e kryeqytetit iranian, Teheran kanë njoftuar se më shumë shpërthime kanë tronditur vendin.

Mediat shtetërore raportuan shpërthime në disa lagje banimi në perëndim të qytetit dhe treguan imazhe të tymit që ngrihej mbi zonat e prekura.

Ndërsa raportet për sulme të reja vërshuan, ushtria izraelite mbajti një konferencë informative, shkruan CNN.

Një zëdhënës konfirmoi se sulme të reja ajrore ishin duke u zhvilluar.

“Ne nuk po ndalemi së sulmuari për asnjë moment. Në këtë kohë, ne gjithashtu po vazhdojmë të godasim dhjetëra objektiva të tjerë në Teheran”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Effie Defrin.

Shkalla e plotë e dëmit ose nëse ka viktima është e paqartë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar përsëri për rrezikun që Teherani të ketë armë bërthamore, ndërsa vizitoi vendin e goditjes me raketa iraniane që vrau të paktën katër persona.

“Jemi këtu sepse jemi në një betejë ekzistenciale, e cila është e qartë sot për të gjithë qytetarët e Izraelit. Mendoni se çfarë mund të ndodhte nëse Irani do të kishte armë atomike për t’i hedhur mbi qytetet izraelite. Mendoni se çfarë mund të ndodhte nëse Irani do të kishte 20,000 raketa të tilla”, tha Netanyahu në një mesazh video nga qyteti i Bat Yam.

“Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë për vrasjen e qëllimshme të qytetarëve tanë, grave dhe fëmijëve. Ne gjithashtu do t’i arrijmë objektivat tona dhe do t’i godasim ata me forcë. Ata do ta ndiejnë fuqinë e krahut tonë”, shtoi ai, raporton rtsh.

Share This