
Shkeli marrëveshjen duke sulmuar Gazën, Izraeli: Do rikthejmë armëpushim
Një ditë pas sulmeve ajrore mbi Gazën Jugore, Izraeli ka njoftuar rifillimin e zbatimit të armëpushimit.
Sulmet, sipas izraelitëve, erdhën pas atyreqë ata i cilësuar si “shkelje flagrante” të marrëveshjes nga Hamasi.
Sipasë ushtrisë izraelite “terroristët qëlluan një raketë antitank dhe të shtëna” drejt trupave të saj në Rafah, duke vrarë dy ushtarë. Hamasi tha se nuk ishte “në dijeni” të ndonjë përleshjeje në zonën nën kontrollin izraelit.
Në mbrëmje, Izraeli bëri me dije se ka goditur objektiva të Hamasit në të gjithë Gazën, ndërsa burime spitlaore për BBC-në thanë se 44 persona u vranë.
Hamasi reagoi duke deklaruar se ka qenë i përkushtuar ndaj armëpushimit, ndërsa akuzoi Izraelin për shkelje dhe paralajmëroi se sulmet mund ta “shtynin situatën drejt një kolapsi total”.
Mbrëmjen e djeshme, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se “kishin filluar zbatimin e rinovuar të armëpushimit”, duke shtuar se do ta mbështesnin marrëveshjen dhe “do t’i përgjigjeshin me vendosmëri çdo shkeljeje të saj”.
Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, filloi më 10 tetor, pa një fund të menjëhershëm të luftimeve, tërheqjen e pjesshme të trupave izraelite në të ashtuquajturën vijë të verdhë përgjatë veriut, lindjes dhe jugut të Gazës, dhe një rritje të ndihmës.
Hamasi ka liruar të gjithë pengjet e gjalla, si dhe eshtrat e 12 nga 28 të vdekurit. Izraeli ka liruar 250 të burgosur palestinezë në burgjet e tij dhe 1,718 të paraburgosur nga Gaza, si dhe ka kthyer 15 trupa palestinezë në këmbim të mbetjeve mortore të çdo pengu izraelit. /rtsh/


